Deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale

Publikuar me datë:

Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA ka hapur një hetim ndaj deputetit demokrat Jimmy Gomez, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas tre burimeve të cituara nga CNN.

Burimet për CNN, të cilat kërkuan të mbeten anonime, bëjnë të ditur se paneli ka nisur kontaktet fillestare për të verifikuar një artikull të “New York Post”, ku pretendohej se Gomez ishte parë duke u puthur me një asistente gjatë një feste private në vitin 2023. Zëdhënësi i tij i kishte mohuar këto akuza, duke i cilësuar si “të pavërteta”.

Sipas raportimeve, gjatë verifikimeve të këtij rasti, hetuesit kanë marrë informacione edhe për pretendime të tjera të ngjashme, të cilat tashmë po shqyrtohen në kuadër të hetimit.

Në një deklaratë publike, Gomez pranoi se ka bërë gabime personale në të kaluarën që kanë ndikuar në familjen e tij, por theksoi se ato nuk përbëjnë shkelje ligjore apo shkelje të rregullave të Kongresit. Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me Komitetin e Etikës dhe të japë çdo informacion të nevojshëm.

“Vite më parë kam bërë gabime personale jashtë martesës që kanë shkaktuar dhimbje reale për familjen time. Edhe pse veprimet e mia ishin konsensuale dhe nuk shkelin ligjin apo rregullat e etikës së Dhomës së Përfaqësuesve, kjo nuk e zbeh ndikimin që kanë pasur tek ata që dua më shumë,” deklaroi ai.

Hetimi ndaj Gomez, i cili nuk ishte bërë publik më herët dhe ndodhet ende në fazat e para, shihet si pjesë e përpjekjeve të Komitetit të Etikës për të trajtuar seriozisht akuzat për sjellje të pahijshme brenda Kongresit amerikan.

Komiteti nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen, ndërsa Gomez përfaqëson distriktin e 34-t në Kaliforni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën këtë...

Rruga Milot–Balldren, reagon Kliti Hoti: Shembull i abuzimit me fondet publike

Deputeti Kliti Hoti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi projektin e rrugës Milot–Balldren, të cilin ai e cilëson si një nga shembujt më problematikë të menaxhimit të fondeve publike në vend. Sipas Hotit, kjo vepër infrastrukturore mund të shërbejë si ilustrim në çdo trajnim apo leksion mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës […]