Denoncim nga Taraboshi: Mbetjet urbane prej ditësh pa u pastruar në Fshatin e Paqes

Publikuar me datë:

Banorët e Fshatit të Paqes, në zonën e Taraboshit, denoncojnë se mbetjet urbane nuk janë pastruar prej disa ditësh, duke krijuar një situatë shqetësuese, sidomos në kushtet e temperaturave të larta.

Pamjet tregojnë grumbuj mbetjesh të pambledhura, ndërsa banorët ankohen për aromën e rëndë dhe rrezikun që kjo situatë paraqet për shëndetin dhe mjedisin.

Sipas tyre, kjo panoramë dëmton edhe imazhin e Taraboshit, një zonë që konsiderohet si një nga hapësirat më të bukura dhe “kurora e gjelbër” e Shkodrës.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e mbetjeve dhe rikthimin e normalitetit në zonë.

Burimi: News Power.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related