Defekt në linjën kryesore, disa zona të Tiranës mbeten pa ujë

Publikuar me datë:

Një avari e rëndë në rrjetin kryesor të ujësjellësit ka sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të Tiranës.

Njoftimi nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës bën me dije se defekti është identifikuar në tubacionin e transmetimit DN 1100 mm prej çeliku, që shërben për furnizimin e depove perëndimore të qytetit.

Për pasojë, disa zona të kryeqytetit janë prekur nga mungesa e ujit. Konkretisht:

Selitë
Kodra e Diellit
Astir
Yzberisht
Pallatet Çabej
Kodër Kamëz
Fusha Misto Mame

Skuadrat e ujësjellësit ndodhen aktualisht në zonën e defektit dhe kanë filluar menjëherë procedurat për riparimin dhe rihapjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Akoma nuk është caktuar një orar i saktë për normalizimin e plotë të situatës, ndërkohë që ndërhyrjet teknike vijojnë intensivisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Shqipëria po shkon drejt autokracisë, mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, 250 prej tyre të mitur: Paradite kërkojnë dialog, pasdite dhunojnë studentët

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika të ashpra në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e menaxhimit të protestave studentore në Shqipëri. Tabaku theksoi se ka kërkuar që ministri i Brendshëm të raportojë në komision lidhur me […]

Marina Duhani në aktivitetin e “Tetorit Rozë” në Vau-Dejës: Kontrollet në kohë mund të shpëtojnë jetë

Bashkia Vau i Dejës organizoi një aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, e cila u bëri thirrje grave që të mos neglizhojnë […]