Burgjet sërish në ‘sitë’/ Kontrolle në Shkodër, Peqin e Durrës. Ja çfarë u sekuestrua

Publikuar me datë:

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër është zhvilluar një kontroll i gjerë nga Grupi i Sigurisë.

Kontrollet janë ushtruar nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit.

Gjatë kontrollit fizik të një të paraburgosuri me inicialet G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin.

Personi është veçuar menjëherë, ndërsa për rastin është hartuar raport incidenti dhe dokumentacioni përkatës procedural.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe dy telefona të tjerë celularë të tipit “iPhone”, të cilët janë sekuestruar nga autoritetet.

Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në burgun e Durrësit dhe të Peqinit.

Gjithashtu janë ushtruar kontroll edhe në burgun e Peqinit, përkatësisht në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...