Britney Spears trondit me deklaratat pas arrestimit: “Mamaja ime v*au një djalë 12-vjeçar”

Publikuar me datë:

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të detajeve nga arrestimi i saj në mars për drejtim mjeti në gjendje të dehur në Kaliforni. Gjatë bisedës me policinë, artistja bëri deklarata tronditëse për nënën e saj, Lynne Spears, duke pretenduar se ajo kishte përplasur për vdekje një djalë 12-vjeçar vite më parë.

Sipas raportimeve, pasi u paralajmërua nga oficerët për rrezikun e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit apo ilaçeve, Britney deklaroi: “Po, zotëri, e di. Në fakt, mamaja ime vrau një burrë me biçikletë, por unë nuk e kam bërë kurrë më parë këtë.”

Më pas ajo shtoi: “Dhe asgjë nuk i ndodhi asaj! Pse nuk e arrestuan? Si i shpëtoi mamaja ime të gjitha këtyre?”

Deklaratat lidhen me librin autobiografik të Lynne Spears, “Through the Storm”, ku ajo rrëfen një aksident të ndodhur në vitin 1975 në Luiziana, kur makina e saj goditi 12-vjeçarin Anthony Winters në kushte të vështira atmosferike. Sipas burimeve, ajo nuk u akuzua për incidentin.

Pamje të tjera nga ndalimi tregojnë Britney Spears duke dështuar në testin e maturisë dhe duke pranuar se kishte konsumuar alkool dhe marrë ilaçe me recetë, përfshirë Prozac, Adderall dhe Lamictal.

Pas arrestimit, këngëtarja u regjistrua përkohësisht në rehabilitim, ndërsa më vonë pranoi një marrëveshje për një vepër më të lehtë penale dhe u dënua me një vit kusht, si edhe me ndjekjen e një programi edukimi për alkoolin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...