Bie zjarr në Postribë, përfshin pyjet dhe kullotat

Një zjarr ka rënë në fshatin Vilzë, në njësinë administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Sinjalizimi është bërë nga banorët e zonës për VeriuSot, të cilët raportojnë se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të avancojë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë sipërfaqe me pyje dhe kullota, duke shkaktuar dëme në vegjetacion. Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa pritet një bilanc zyrtar mbi përmasat e dëmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe