Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar me datë:

Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati.

Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë ndodhi në Bolonjë, ku i mituri Louis Pisha, ndodhej në tarracën e godinës së bashku me dy shokë të tij.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka hipur mbi një dritare plastike në çati, e cila është thyer papritur, duke bërë që të rrëzohej nga lartësia.

Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë.  Për pasojë, ai ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit, por për fat të keq çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë ka rezultuar e kotë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Balluku dyshohet për abuzim me 1 miliard euro”, Fjoralba Ponari ironizon Ramën: Shtojnë taksat pa pikë turpi

Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka përdorur rrjetet sociale...

Italia drejt paralizimit nesër, planifikohen greva dhe protesta masive

Nesër në Itali do të zhvillohen greva dhe protesta...

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë pasdite...