Besëlidhja synon rikthimin në elitë, Plori: Po ndërtojmë një skuadër konkurruese

Publikuar me datë:

Besëlidhja po hyn në fazën e fundit të përgatitjeve me një synim të përcaktuar qartë: rikthimin në Abissnet Superiore. Në kampin lezhjan besimi është në rritje, teksa skuadra po konsolidohet gradualisht dhe po tregon sinjale pozitive në ndeshjet e kontrollit.

Në miqësoren e fundit, Besëlidhja u përball me Vorën dhe sfida përfundoi në barazim 1-1. Lezhjanët e nisën mirë takimin, duke kaluar në avantazh gjatë pjesës së parë me Akansase. Vora reagoi pas pushimit dhe gjeti golin e barazimit me Briajan Gjylën.

Përtej rezultatit, kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit Elvis Plori për të testuar më tej grupin dhe për të parë nivelin e skuadrës përballë një kundërshtari të Superiores.

Paraqitjet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe kanë shtuar optimizmin te Besëlidhja, e cila po punon për të krijuar një ekip të aftë për të luftuar në nivelet e larta të kampionatit.

Plori e ka bërë të qartë se ambicia për sezonin e ri nuk është thjesht një paraqitje dinjitoze. Objektivi është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar, me Besëlidhjen që kërkon të rikthehet aty ku historia dhe tradita e klubit e kanë vendosur ndër vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur Vladimir...

Donald Trump: “Nuk do ta lejojmë Kinën të na mposhtë në Al dhe kripto”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar...