Eurodeputetët në Zvërnec, banorët i presin me protesta: Të dëgjohen shqetësimet tona për projektin

Publikuar me datë:

Eurodeputetët vijojnë të tregojnë interes për protestën kombëtare që mbahet në Tiranë prej 115 ditësh, ku këtë të martë zhvilluan një vizitë në Zvërnec, atje ku nisi zanafilla e protestës. Të shoqëruar nga 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, 5 eurodeputetët e zhvilluan takimin, në kuadër të Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit. Delegacioni u ndal edhe në Manastirin e Zvërnecit, ku u pritën nga prifti Atë Jani Tereziu, i cili i njohu të pranishmit me historinë e këtij manastiri disashekullor.

Gjatë takimit në manastir, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku iu drejtua Atë Janit nëse ka pasur dijeni për projektet dhe investimet që do të zbatoheshin në Zvërnec, por prifti refuzoi të përgjigjej me arsyetimin se nuk mund të flitej për politikë brenda një vendi të shenjtë.

Me të mësuar se eurodeputetët ndodheshin në Zvërnec, një grup banorësh, të cilët thonë se janë pronarë të tokave ku do të bëhej investimi iu prenë rrugën në shenjë proteste. Banorët kërkojnë shfuqizim të ligjit, ndërsa deputeti Vengu u përpoq të qetësonte gjakrat. Teksa deputeti Piro Vengu iu premtoi banorëve të Zvërnecit një kafe me eurodeputetët, këta të fundit zhvilluan një vizitë në Ishullin e Sazanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]