“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në jave te një lokal poshtë shtëpisë sime

Publikuar me datë:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me urdhër të SPAK, për skandalin e AKSHI-t, kishte miqësi me kreun e SHISH.

“Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar se SHISH e kontrollonte Ergus Agasi. Se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën, këtë e tregon dhe një fakt. Është një lokal aty afër shtëpisë sime. Të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Nuk është se shkonin diku pas Dajtit, jo jo, në mes të Tiranës. I kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related