Galeria e Shkodrës promovon pasurinë e fondit

Publikuar me datë:

Edhe gjatë kësaj vere, Galeria e Arteve Shkodër vijon traditën e ekspozimit të koleksionit të saj artistik. Ekspozita aktuale, e hapur deri në shtator, përmbledh rreth 50 vepra të realizuara nga emra të njohur të artit pamor shqiptar.

Disa prej këtyre punimeve prezantohen për herë të parë për publikun, duke sjellë në fokus krijime me rëndësi të veçantë artistike, historike dhe kulturore. Autoret e tyre janë figura të spikatura nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit, të cilët përfaqësojnë periudha e stile të ndryshme të artit pamor.

Fatmir Juka, përgjegjësi i Galerisë së Arteve Shkodër, thekson se nxjerrja në dritë e këtyre veprave përmes ekspozitës është një hap i rëndësishëm për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit, si dhe për artin shqiptar në përgjithësi.

Kjo ekspozitë ofron një mundësi të veçantë për qytetarët dhe turistët që ndodhen në Shkodër gjatë verës, për të parë nga afër një segment të rëndësishëm të pasurisë artistike që Galeria ka ruajtur ndër vite.

Gjatë gjysmës së parë të vitit, Galeria e Arteve Shkodër ka realizuar një sërë ekspozitash dhe veprimtarish dedikuar artit pamor dhe promovimit të krijuesve vendas e kombëtarë.

Ekspozita me vepra nga fondi mbetet një nga ngjarjet kryesore të sezonit veror, duke sjellë para publikut krijime që ilustrojnë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e traditës artistike shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kakavijë/ 5 km radha e automjeteve në tokën greke

Të premten në mbrëmje, udhëtarët që kalojnë nga Greqia...

Zjarret/ 9 vatra në zona të ndryshme të vendit, ministria: Ja si paraqitet situata

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme...