Përplasi makinën me murin e banesës dhe dhunoi pronaren/ 54-vjeçari refuzon testin e alkoolit, përfundon pas hekurave

Publikuar me datë:

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte murin rrethues të një banese.

Sipas policisë, pas përplasjes, 54-vjeçari dyshohet se ka dhunuar edhe pronaren e banesës.

Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, shtetasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit për t’iu nënshtruar testit të alkoolit. Për këtë rast, 54-vjeçari është arrestuar dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related