“Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në ‘Për’puthen’ kishte çmenduri

Publikuar me datë:

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua për katër finalistët dhe dinamikat më të fundit në ekran, i ftuar si opinionist ishte Arjan Konomi. Gjatë bisedës, ai u ndal jo vetëm te aktualiteti televiziv, por edhe te eksperiencat e tij të mëparshme në programe të tjera, duke rikthyer në vëmendje emisionin e njohur “Për’puthen”.

Konomi përmendi edhe emrin e Shqipe Hysenajt, një nga personazhet që u bë e njohur pikërisht në këtë format. Ai kujtoi periudhën kur ishte pjesë e programit dhe bëri deklarata të forta lidhur me prapaskenat që, sipas tij, ndodhnin gjatë xhirimeve.

Sipas opinionistit, në “Për’puthen” kishte situata që tejkalonin kufijtë e një formati televiziv për njohje, duke pretenduar se disa nga pjesëmarrësit krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave, ndërsa takimet që shfaqeshin në ekran, sipas tij, nuk ishin gjithmonë reale.

Ai shtoi gjithashtu se kishte raste kur persona që merrnin pjesë në program rezultonin të ishin në marrëdhënie jashtë tij, madje edhe të martuar, çka e bënte situatën edhe më problematike.

“Kishte një situatë çmendurie, sepse nuk mund t’i kontrolloje dot,” u shpreh opinionisti Arjan Konomi, duke nënkuptuar vështirësitë në menaxhimin e një formati të tillë dhe presionin që krijohej nga sjelljet e disa konkurrentëve te reality show.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...