Bardhi reagon pas përplasjes me studentët: Ndaloni dhunën dhe lironi menjëherë të ndaluarit

Publikuar me datë:

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar pas incidenteve mes studentëve që protestonin dhe forcave të Policisë pranë Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

Përmes një deklarate, Bardhi denoncoi dhunën e ushtruar ndaj studentëve nga ana e policisë, duke theksuar se studentët janë duke ushtruar një të drejtë të garantuar nga kushtetuta – të drejtën për të protestuar.

Kryedemokrati ndaloi edhe te situata në Spitalin e Traumës, ku ndodhen Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, deputetë të PD-së. Sipas tij, në kundërshtim me atë që është deklaruar nga ana e qeverisë, asnjë efektiv policie nuk është i shtruar në këtë institucion, ndërkohë që tre qytetarë të dëmtuar po marrin trajtim për lëndime të rënda.

Bardhi iu drejtua me një apel studentëve dhe qytetarëve në Tiranë dhe në mbarë vendin që të bashkohen në protestë, pavarësisht bindjeve politike apo ideologjisë, duke e krahasuar momentin me lëvizjen studentore të vitit 1991.

Sipas tij, kërkesat që ngrihen nga studentët, pedagogët dhe qytetarët janë legjitime. Bardhi bëri të qartë se opozita mbështet këto kërkesa dhe theksoi largimin e kryeministrit Edi Rama si zgjidhjen për plotësimin e tyre, si edhe të kërkesave të grupeve të tjera të shoqërisë.

Ai përmbylli reagimin e tij duke kërkuar lirimin e të gjithë personave të arrestuar gjatë protestës, të cilët, sipas tij, ndalohen në mënyrë të paligjshme. Bardhi kërkoi gjithashtu që përgjegjësit për dhunën e ushtruar të mbahen para ligjit.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të policisë së narkoshtetit kundër studentëve, të cilët janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për protestë.

Aktualisht në Spitalin e Traumës ku ndodhen kolegët deputetë Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, ndryshe ngasa mashtroi Qeveria, nuk ka asnjë punonjës policie të shtruar në spital, ndërkohe që ka të paktën 3 qytetarë me dëmtime serioze që po marrin trajtim mjekësor.

I bëjmë thirrje çdo studenti dhe studenteje, çdo qytetari të lirë, të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pa dallim partie dhe ideologjie, që ashtu si në vitin 1991, t’i bashkohet rinisë studentore.

Theksojmë se kërkesat e studentëve dhe të pedagogëve dhe qytetarve janë të drejta dhe ne i mbështesim plotësisht. Gjithashtu, për këto kërkesa dhe për shumë të tjera, të fermerëve, minatorëve, fasonëve, profesioneve të lira, ka vetëm një zgjidhje: largim i menjëhershëm i Edi Ramës, kreut të narkoshtetit.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve në mënyrë të paligjshme dhe dënimin e autorëve dhe urdhëruesve të dhunës shtazore!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...

Veliaj: Pavarësisht izolimit tim, Bashkia Tiranë dhuron 1500 kredi të buta për familjet e reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar...

Kaosi te Manchester United, klubi merr vendimin për të ardhmen e Michael Carrick

Michael Carrick do të vijojë të jetë në krye...