Aulon Kalaja flet për dhunën policore në protestë: Më goditën 4 efektivë, do bëj dy kallëzime

Publikuar me datë:

Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij gjatë protestës së opozitës, ku përfundoi në spitalin e Traumës.

Në një intervistë për Top Channel, ai tha se është goditur nga katër efektivë të policisë dhe se do të bëjë dy kallëzime në Prokurori.

“Unë vij nga aktivizimi dhe kam marrë pjesë në shumë protesta, por kjo është hera e parë në jetën time që dhunohem. M’u duk shumë e çuditshme, jo profesionale. Unë humba ndjenjat kur tentova të nxirrja një protestues nga radhët e policisë. Në ato momente jam goditur dy herë me shkelma nga dy policë të ndryshëm… më vonë më janë hedhur nga tre drejtime sprej dhe piper, nuk e di çfarë lëndësh ishin, kam kërkuar analiza toksikologjike,” deklaroi Kalaja.

Ai shtoi se pas dhunës ka pësuar shembje në pjesën e kokës dhe qafës, duke u detyruar të mbajë qafore për tre javë. “Mbrëmë nuk kam fjetur fare edhe nga djegia që kam në kokë dhe në sy, por më shumë kam probleme me qafën. Këta të rrahin dhe nuk të lënë të qash,” tha ai.

Kalaja paralajmëroi se do të kallëzojë personin që e ka akuzuar për goditje ndaj punonjësit të policisë, si dhe për torturë.

“Do të shkoj menjëherë në polici dhe prokurori për të kallëzuar personin që më ka kallëzuar mua për një kallëzim të rremë dhe gjithë procedurën antikushtetuese. Në rast se këta mendojnë se do më ndalin, unë ju them: protesta bam, unë ja ku jam. Këto janë metoda fashiste,” u shpreh ai.

Duke komentuar reagimin e policisë, Kalaja tha: “Ishte jo profesional, jo proporcional, ishte organizim policor që nuk e kisha parë herë tjetër. Qëllimi i djeshëm ka qenë shpërndarja e protestës. Ka qenë e panevojshme dhuna, nuk e di cili do jetë justifikimi i policisë.”

Ai kritikoi edhe ministrin e Brendshëm, i cili sipas tij vizitoi vetëm policët e lënduar. “Ministri i Brendshëm nuk gjeti kohë të më vizitonte apo të më pyeste, edhe unë jam qytetar. Ai është ministër i qytetarëve shqiptarë, nuk është ministër i PS,” tha Kalaja./Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Balluku dyshohet për abuzim me 1 miliard euro”, Fjoralba Ponari ironizon Ramën: Shtojnë taksat pa pikë turpi

Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka përdorur rrjetet sociale...

Italia drejt paralizimit nesër, planifikohen greva dhe protesta masive

Nesër në Itali do të zhvillohen greva dhe protesta...

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë pasdite...