Arrestimi në Francë i Ermal Beqirit/ Policia: Fillimisht u ndalua nga Forcat Ajrore, më pas i kaloi Xhandarmërisë

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas aferës me AKSHI-n.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në orët e vona të 28 korrikut, policia sqaron se 44-vjeçari Ermal Beqiri, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.

Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim, ndërsa ditën e sotme (29 korrik) pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

GJKKO i ka caktuar Ermal Beqirajt masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit Ermal Beqiri 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Ermal Beqiri, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.

Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim. Ditën e nesërme pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.”- thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve, hetuesit francezë ngritën dyshime për itinerarin e fluturimit, uljen e avionit nën lartësinë e lejuar mbi objektin strategjik dhe faktin se gjatë kontrollit iu gjetën tre pajisje gjurmimi AirTag.

Autoritetet franceze po hetojnë nëse bëhet fjalë për një shkelje të rregullave të fluturimit apo për një veprim të organizuar.

Hetimet e SPAK

Sipas SPAK, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin, Armand Frangun dhe persona të tjerë për paracaktimin e fituesve të tenderëve, si edhe për kërcënimin e bizneseve konkurruese që të tërhiqeshin nga garat.

Hetimi, që përfshin edhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, fokusohet në 12 procedura prokurimi me vlerë miliona euro për mirëmbajtjen e sistemeve shtetërore.

Sipas SPAK, Beqiraj dyshohet se ka përfituar tenderë të manipuluar përmes kompanisë së tij, ndërsa Partia Demokratike ka denoncuar se vetëm në vitin 2024 “Soft & Solution” ka fituar kontrata me vlerë mbi 22.7 milionë euro, pjesë e mbi 30 milionë eurove të përfituara nga AKSHI ndër vite.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu transaksionet financiare të Beqirajt, përfshirë edhe blerjen e një jahti luksoz me vlerë 930 mijë euro, të regjistruar në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BIRN: KiE kundër skenarëve të qeverisë për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës sugjeron se një reforme e re...

E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në...

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Dy lekundje termeti jane ndjere mengjesin e sotem ne...