Anulohet procedura për hekurudhën Hani i Hotit-Rinas

Publikuar me datë:

Procedura e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës Hani i Hotit-Rinas është anuluar, pavarësisht se kishte avancuar deri në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së operatorit fitues.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, pas interesimit të televizionit MCN TV lidhur me ecurinë e projektit.Sipas Verdhos, gara ishte hapur në pranverën e vitit të kaluar dhe kishte vijuar normalisht deri në fazën finale, por më pas është vendosur anulimi i saj gjatë muajit nëntor.

Pas kësaj, procedurat janë rihapur në muajin dhjetor, duke i hapur rrugë një procesi të ri konkurrimi për realizimin e projektit hekurudhor.

“Gara ka filluar në pranverën e vitit të kaluar. Shkoi deri në finale dhe u anulua nga muaji nëntor. Në dhjetor janë rihapur procedurat. Dje kemi marrë objektin për fazën e dytë.Kemi parë kualifikimin e tre kompanive që tani do garojnë me çmim për 45 ditët e ardhshme. Nga shtatori mund të kemi një firme fituese.

Financimi ka mbaruar. Kemi marrë dhe kredinë edhe grantin, është 50-50. Në gare janë dy kompani turke dhe një italiane” tha Vjerdho.

Projekti konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme në sektorin hekurudhor, pasi synon të përmirësojë ndërlidhjen e veriut të vendit me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...