EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i marrë jetën bashkëshortes së tij 67-vjeçare duke e lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën.

Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar ndodhej në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Fillimisht ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga, ndërsa më pas i ka marrë me forcë telefonin celular. Në kulmin e konfliktit, 69-vjeçari dyshohet se e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i konfliktit mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithëse rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende objekt hetimi nga organet kompetente.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit, të cilët jetonin vetëm, pasi djali i tyre ndodhet emigrant në Greqi. Sipas informacioneve të siguruara, dhuna në familje kishte qenë e përsëritur prej kohësh dhe 67-vjeçarja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit.

Pas ngjarjes, e dëmtuara është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua në repartin e djegieve në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 69-vjeçarin pas sinjalizimit të fqinjëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë edhe veprat penale që do t’i ngarkohen të dyshuarit pas përfundimit të hetimeve paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rreth 1400 maturantë në Shkodër mbyllin sot Maturën Shtetërore me provimin me zgjedhje

Rreth 1400 nxënës të shkollave të mesme në Shkodër...

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në...

Botërori 2026/ 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi

Botërori 2026 ka prodhuar tashmë numrin e dytë më të...

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje,...