E rëndë në Elbasan/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 69-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë gruan e tij, 67 vjeçe, dhe më pas i ka vënë flakën.

Pas ngjarjes, e dëmtuara është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 69-vjeçarin, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në...

Botërori 2026/ 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi

Botërori 2026 ka prodhuar tashmë numrin e dytë më të...

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje,...

I kërkuar për arsenal armësh, Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve...