Aleksi provokon, Gurishta i gjuan me grusht, çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia

Publikuar me datë:

Egnatia mori një fitore me peshë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së Final Four të shtunën, një fitore që e afron akoma më shumë skuadrën rrogozhinase drejt titullit të tretë radhazi kampion.

Por kjo ndeshje pati edhe momente nervozizmi që solli përplasje mes stafeve dhe futbollistëve, një imazh ky shumë i shëmtuar për Kategorinë Superiore aq më tepër e ndodhur në një fazë kulmore të kampionatit

Gjithçka ndodhi në minutën e 88 kur Adjessa shënoi golin e dytë duke i dhënë avantazhin Egnatias.

Kapiteni Albano Aleksi festoi pranë stolit të Vllaznisë duke provokuar kuqeblutë të cilët reaguan ndërkohë që nga stoli i Vllaznisë Erdenis Gurishta u ngrit dhe qëlloi me grusht Aleksin.

Në fund Enea Jorgji i ndëshkoi me karton të kuq si Aleksin dhe Gurishtën dhe më pas situata u qetësua dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Egnatian. Faza e Final Four do të mbyllet me ndeshjet e javës së fundit  Egnatia-Dinamo dhe Vllaznia-Elbasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...