Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

Publikuar me datë:

Vetëm 200 metra larg Urës së Madhe të Kukësit, një prej simboleve më të rëndësishme të infrastrukturës dhe turizmit në vend, Liqeni i Kukësit po përballet me një ndotje alarmante nga mbeturinat plastike.

Pamjet tregojnë bregun e mbuluar nga shishe dhe mbetje të tjera, duke e kthyer këtë peizazh natyror në një vatër serioze ndotjeje.

Situata po rrezikon drejtpërdrejt florën dhe faunën e liqenit. Në pamje shihet një lejlek që qëndron mes mbeturinave plastike një pamje shqetësuese që tregon se si gjallesat po detyrohen të jetojnë në një mjedis të ndotur.

Qytetarët lokalë kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tyre, lumenjtë që derdhen në liqen transportojnë vazhdimisht mbeturina, ndërsa prej javësh nuk është ndërmarrë asnjë aksion pastrimi.

Banorët kërkojnë masa konkrete për pastrimin dhe mbrojtjen e liqenit, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërhyhet shpejt, pasojat për mjedisin, turizmin dhe jetën e komunitetit mund të jenë të pakthyeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë...

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Gazetari Artin Halili zbuloi të tjera detaje rreth profilit...