Banorët e fshatit Kus bllokojnë kamionët e 4AM në formë proteste, ura rrezikon të shembet

Publikuar me datë:

Banorët e fshatit Kus, në zonën e Kasharit janë ngritur në protestë këtë të premte ku kanë bllokuar qarkullimin e makinave të tomazhit të rëndë të cilat sipas tyre rrezikojne shembjen e urës që lidh zonën.

Sipas protestuesve mjetet e kompanisë private 4AM, e cila po kryen punime në zonë ka dëmtuar strukturën mbajtëse të urës dhe kanë amortizuar rrugën për shkak të peshës së madhe. Ata shprehen se ndërhyrjet e deritanishme kanë qënë të përkohëshme dhe nuk garantojnë sigurinë e infrastrukturës.

Banorët kërkojnë ndalimin e mënjëhershëm të qarkullimit të kamionëve deri në rikonstruksionin e plotë të urës, teksa theksojnë se nuk e pengojnë lëvizjen e mjeteve të zakonshme.

Sipas banorëve të zonës, ura është e vetmja lidhëse mes fshteve Kus dhe Asqol, ndaj një shembje e mundëshme do ta izolonte tërësisht komunitetin dhe do të kufizonte lëvizjet për shërbimet e emergjencës apo furnizimin me produkte bazike për ta.

Nga dëshmitë e banorëve, mësohet se, ndërhyrja e fundit për asfaltimin e rrugës është bërë 50 vite më parë teksa theksojnë se do të vazhdojnë të pengojnë qarkullimin e mjetevetë tonazhit të rëndë derisa institucionet përgjegjëse të reagojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Shkodrës zgjat hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë me tre...

Aksident i rëndë në Mirditë, plagosen 6 të mitur, transportohen te Trauma

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes...

Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset rëndë një i mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në...

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, jepen masat e sigurisë për tre të miturat

Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për...