Gjatë protestës para kryeministrisë, aktivistët Edison Likaj dhe Luçjana Koka shpalosën një sërë pyetjesh për ish-ministrin e Drejtësisë dhe deputetin Ulsi Manja, i cili sipas raporteve, u përball me protestuesit gjatë këtij aktiviteti para Parlamentit.
Edison Likaj, një nga aktivistët, lexoi pyetjet e derguara nga protestuesit e arrestuar, të cilat përfshinin pyetje të drejtpërdrejta për Manjën, si: “A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? … A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? … A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë?”.
“Ky njeri nuk ka qenë një ish-zyrtar i korruptuar, është një kriminel që meriton të shkojë në burg,” theksoi aktivisti.
Edison Likaj: Nga Komisariati nr.3, ku ndodhen miqtë dhe vëllezërit tanë, janë dërguar disa pyetje retorike dhe publike për Ulsi Manjën, pasi ai dhe grupet e tij sulmuan protestuesit:
A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? Ajo që është më e rëndësishme, ka edhe pyetje të tjera: A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë?
Dhe ka shumë më tepër pyetje që na arrijnë nga komisariati. Prandaj, ky njeri nuk është thjesht një ish-zyrtar i korruptuar; ai është një kriminel që meriton të shkojë në burg.

