Aksident në Fier, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi tenton të arratiset

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në qendër të Fierit.

Drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.

Sipas raportimeve në media, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, çka bëri të mundur neutralizimin e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related