Britani/ Infermierja vrau 7 foshnja, maternitetet pajisen me kamera

Publikuar me datë:

Një nga skandalet më të mëdha që ka tronditur shëndetësinë britanike ka riaktivizuar diskutimin publik mbi mbrojtjen e foshnjave në spital. Pas hetimeve në Countess of Chester Hospital, të cilat zbuluan se infermierja Lucy Letby kishte vrarë shtatë foshnja dhe kishte tentuar të vriste shtatë të tjera, autoritetet britanike njoftuan instalimin e kamerave të sigurisë afër krevateve të të sapolindurve në pavione.

Letby u akuzua se kishte ndërhyrë në mënyrën e furnizimit me oksigjen të foshnjave, duke shkaktuar kolaps të tyre. Në disa prej episodeve, ajo shtonte ajër në enët e gjakut të foshnjave, duke sjellë emboli fatale, ndërkohë që në raste të tjera përdorte insulinë për të ulur në mënyrë të rrezikshme sheqerin në gjak tek foshnjat që nuk kishin asnjë arsye mjekësore për këtë trajtim.

Gjykata e shpalli fajtorë Letby për vrasjen e shtatë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë shtatë të tjerë. Aktualisht ajo është dënuar me 15 burgime të përjetshme pa të drejtë lirimi, dhe është refuzuar dy herë për të apeluar vendimin.

Gjetjet e hetimit kanë ekspozuar gjithashtu probleme të theksuara në mënyrën si menaxhohej spitali dhe sistemi NHS. Raporti vë në dukje se shqetësimet për rrezikshmërinë e foshnjave nuk u morën seriozisht dhe drejtuesit që dështonin shpesh thjesht transferoheshin në pozicione të tjera, pa u ndëshkuar për përgjegjësitë e tyre.

Susan Gilby, ish-drejtore ekzekutive e trustit, organizatën e quajti “krejtësisht jofunksionale” dhe deklaroi se, kur mori detyrën në vitin 2018, kishte frikë se disa nga vdekjet mund të ishin evituar. Sipas Gilby, siguria e pacientëve duhej të ishte përparësia kryesore në çdo vendimmarrje, por kjo nuk ndodhte në realitetin e asaj kohe.

Edhe Shoqata Mjekësore Britanike i është bashkuar thirrjeve për reforma të thella në NHS, duke theksuar rëndësinë e rritjes së mbrojtjes për mjekët dhe stafin shëndetësor që sinjalizojnë mangësitë e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Komisioni i Ligjeve i hap rrugë ndryshimeve për pagat e magjistratëve

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 8 vota pro...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete

Një aksident automobilistik ndodhi të martën në afërsi të...