20 vite burg, më pas i pafajshëm/ Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen e Ergys Kolaverit

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit të datës 26 tetor të vitit 2022, që vendosi pafajësi për Ergys Kolaverin, duke urdhëruar rihapjen e dosjes në Apel, por me tjetër trupë gjykuese.

Vendimi u mor këtë të martë nga treshja penale Ilir Panda, Sander Simoni dhe Valbon Çekrezi.

Ergys Kolaveri u dënua nga Gjykata e shkallës së parë me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, shpërthyese dhe municionit”, “Plagosja e rëndë me dashje”, por u shpall i pafajshëm në Apel.

Më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në orën 16:31, u plagos me armë zjarri shtetasi me iniciale Lili Dulaj, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit. Nën akuzë për këtë ngjarje u mor Ergys Kolaveri për motive gjakmarrje kundër shtetasit Gazmir Daci.

Ky i fundit mbahej në qeli për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolaverit, çka solli dhe përplasjen e ashpër mes dy fiseve Daci-Kolaveri.

Ergys Kolaveri fitoi lirinë më 16 janar të vitit 2020, pasi gjyqtarët konstatuan humbjen e fuqisë së masës së sigurisë caktuar ndaj tij. Tashmë çështja do rihapet në Apel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe