Droga e kapur në portin e Durrësit/ Hetuesit dyshojnë për lidhje me grupin shqiptar në Belgjikë

Dyshohet se 37 pakot me kokainë të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit i përkasin një grupi kriminal ku bën pjesë edhe Gert Gjinarari. Ndërsa në Durrës u zbulua lënda narkotike, në Belgjikë ndaj Gjinararit, i njohur me nofkën ‘Gjenerali’, u ngrit një tjetër akuzë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Pasi autoritetet belge zhvilluan një hetim që zgjati një vit, arritën të identifikojnë një 48-vjeçar të lidhur me Gjinararin, i cili u arrestua nga policia në Antëerp. Ky 48-vjeçar dyshohet se ka qenë ndërmjetës mes grupeve kriminale nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës nëpërmjet portit të Antverpit, si dhe ka pasur lidhje edhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe Australia.

Po ashtu, lënda narkotike që u bllokua në portin e Durrësit kishte kaluar përmes disa porteve të ndryshme dhe ishte ndërruar nga një anije në tjetrën përpara se të mbërrinte në Shqipëri.

Gert Gjinarari, i cili është në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, u arrestua në qershor në Belgjikë. Lidhur me operacionin e fundit të drogës, ndaj tij dhe disa personave të tjerë është lëshuar masë arresti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe