Nga Korça në Shkodër për 20 mijë firma/ Nisma që kërkon trajtim jashtë vendit për fëmijët me fonde shtetërore

Publikuar me datë:

Një grup qytetarësh nga Korça u ndal në Shkodër në kuadër të nismës për mbledhjen e 20 mijë firmave, me synim depozitimin e një nisme ligjvënëse qytetare që kërkon financimin nga shteti të trajtimeve mjekësore jashtë vendit për fëmijët nga 0 deri në 18 vjeç.

Nisma synon t’u japë mundësi fëmijëve të marrin trajtim në spitale të huaja me fonde publike, në rastet kur sëmundjet e tyre nuk mund të trajtohen nga sistemi shëndetësor në Shqipëri.

Aktivisti Klajdi Pllaha u shpreh se bëhet fjalë për rreth 50 raste në vit, një kosto që sipas tij është e përballueshme për buxhetin e shtetit, në mënyrë që familjet të mos përballen krahas dhimbjes edhe me barrën ekonomike.

Fushata ka nisur në Korçë dhe po vijon në qytete të ndryshme të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related