Detajet nga shpërthimi me tritol në Kamëz/ Kamerat e sigurisë fiksuan autorin, pronarët e pallatit mohojnë konfliktet

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërtimi me tritol në Kamëz. Mësohet, se kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë.

Shkak dyshohet të jetë ndonjë konflikt i mundshëm i pronarëve të ndërtimit, edhe pse ata vetë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me njeri.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 minuta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa të lënduar në njerëz.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]