Përplasja me armë në Greqi/ Kush është shqiptari i plagosur, e shkuara e errët

Publikuar me datë:

Alesio Xhelo dyshohet të jetë shqiptari që mbeti i plagosur pas përplasjes me armë me policinë greke mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Mikrolimanos, në Pire.

Sipas autoriteteve greke, 42-vjeçari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte në kërkim për një sërë veprash të rënda penale. Policia greke bëri me dije se ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian dhe “Red Notice”, ndërsa dënimet dhe masat e sigurisë në shtetin grek arrinin në mbi 73 vite burg.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, ku efektivët po kryenin kontrolle në biznese të zonës. Sipas deklaratës zyrtare, policët e konsideruan të dyshimtë 42-vjeçarin dhe tentuan ta kontrollonin, por ai u përpoq të largohej me automjet.

Autoritetet pretendojnë se në momentin e ndërhyrjes, shqiptari nxori armën dhe ia drejtoi një efektivi policie, ndërsa një tjetër polic reagoi duke e qëlluar dhe neutralizuar. I plagosuri u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit, policia greke gjeti dy pistoleta të mbushura, një revolver, si dhe një armë me plumb në fole dhe karikator me 32 fishekë. Në afërsi u zbulua edhe një çantë me lëndë narkotike dhe gjashtë granata dore.

Sakaq sipas raportimeve, Alesio Xhelo rezulton person me të shkuar kriminale. Ai ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2019 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, pak kohë pasi ishte arratisur nga një burg grek. Më pas u mbajt në “arrest shtëpie” në Fier, nën mbikëqyrjen e forcave speciale.

Në mars të vitit 2025, ai ishte arrestuar sërish pasi kishte kërcënuar dhe fyer një efektiv të FNSH-së gjatë detyrës, por rezulton të jetë liruar disa muaj më vonë. Po ashtu në rrjetet sociale publikonte shpesh video nga përditshmëria e tij, ndërsa së fundmi dyshohet se qëndronte në Sarandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama leksion protestuesve: Problemi nuk është resorti, por syri juaj

Edi Rama u ka dhënë edhe një leksion protestuesve...

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...