Mirsad Basha prek në sedër Benet Becin për financimin e Jetimores, kryebashkiaku ndryshon postimin pas reagimit

Mirsad Basha ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke akuzuar Becin për publikimin e informacioneve të pavërteta lidhur me financimin e investimit në Jetimoren e Shkodrës.

Basha deklaron se investimi për institucionin që kujdeset për fëmijët e moshës 5 deri në 16 vjeç është financuar nga Ambasada Japoneze dhe jo nga Bashkia Shkodër, siç është lënë të kuptohet në publikimet e kryebashkiakut.

Ai paralajmëron se do të vërë në dijeni edhe Ambasadën Japoneze për atë që e cilëson keqinformim mbi fondet e dhëna për këtë projekt.

Në reagimin e tij, Basha ngre gjithashtu pikëpyetje mbi shumën e paraqitur në tabelën informuese të investimit. Sipas tij, nga të dhënat e publikuara, vlera e punimeve mund të jetë më e ulët se fondet e përfituara nga Ambasada Japoneze dhe financimi i brendshëm i Bashkisë, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, që sipas llogaritjeve të tij shkon në rreth 160 milionë lekë në total.

Basha paralajmëron se në ditët në vijim do të publikojë detaje të tjera për financimin dhe realizimin e investimit, duke kërkuar transparencë mbi mënyrën se si janë përdorur fondet.

Postimi i plote:

Sa turp! Drejtuesi i Bashkise ban publikime me informim te pavertete. Ambasada Japoneze do te vihet ne dijeni per kete keqinformim, i cili po bahet ne lidhje me fondet e Ambasades si investim per Jetimoren e Shkodres.

Ne ditet ne vazhdim do te publikohen disa detaje, te cilat nga sa dalloj prej fondeve qe ka nxjerre vete ne foto ne tabelen informuese te nderimit, tregojne se asht shuma e investimit. Por duket qe asht ma pak se sa asht perfitu nga Ambasada dhe nga fondi i brendshem i Bashkise, i miratuem nga Keshilli Bashkiak per vetefinancim, i cili shkon afersisht 160 miljon, te tana bashke.

Benet Beci, Jetimoren per femije 5-16 vjec e financon Ambasada Japoneze dhe jo ju.

Nuk kam fjale!!!

(Fotoja djagonal ne postimin ma siper, asht e vendosun nga une, si info qe investimi asht nga Ambasada Japoneze)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe