Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Blerta Dragusha, ka pritur në një takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi.
Gjatë takimit është diskutuar për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja në fushën akademike dhe kërkimore.
Një prej ideve të prezantuara ishte organizimi i një Samiti Mbarëkombëtar të Universiteteve Publike, i cili do të shërbente si një platformë e përbashkët për dialog dhe koordinim mes universiteteve shqiptare.
Gjithashtu, palët diskutuan për zhvillimin e programeve të mobilitetit për studentët dhe stafin akademik, me synim rritjen e shkëmbimeve dhe ndërkombëtarizimin e institucioneve universitare.
Takimi synon t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve dhe forcimit të lidhjeve akademike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
