1374 masa administrative në një javë në Shkodër, arrestohen 3 shoferë për drejtim të parregullt të automjetit

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Gjatë një jave monitorimi janë vendosur 1374 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Ndërkohë, 3 persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim të parregullt të automjetit.

Shkeljet më të shumta lidhen me parkimin dhe qëndrimin e gabuar, për të cilat janë vendosur 628 gjoba. Po ashtu, 411 drejtues janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë, 41 për parakalime të gabuara dhe 19 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu shkelje për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe qarkullimin me xhama të errësuar.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe