Kreu i PD-së Kurbin denoncon administratën e Bashkisë: Në vend të punës, po merren me seleksionimin e listave të votuesve

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike në Kurbin, Edmond Shkoza, ka ngritur akuza ndaj punonjësve të administratës së Bashkisë Kurbin, duke pretenduar se ata janë angazhuar në seleksionimin e listave të votuesve, në vend që të kryejnë detyrat për të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve.

Përmes një reagimi publik, Shkoza ngre shqetësimin se një aktivitet i tillë, nëse kryhet duke përdorur funksionin publik, burimet institucionale apo duke ushtruar presion mbi zgjedhësit, mund të përbëjë shkelje të ligjit.

Ai u bën thirrje punonjësve të administratës të mos lejojnë përdorimin e institucioneve për interesa elektorale, ndërsa kërkon që çdo rast i tillë të dokumentohet dhe të marrë vëmendjen e institucioneve kompetente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen tre fëmijë

Një grua 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë...

Konflikt në rrugët e Korçës, plagoset 30-vjeçari, policia zbardh ngjarjen

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e...

PS Shkodër nis organizimin për zgjedhjet e vitit 2027, Karakaçi mbledh strukturat drejtuese

Partia Socialiste në Shkodër ka nisur përgatitjet për zgjedhjet...