10 miliardë euro buxheti i vitit 2027, Koçiu: Prioritet siguria e familjeve dhe integrimi europian

Përmes një videomesazhi të transmetuar në Kuvend, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu prezantoi projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikon një fond prej 10 miliardë eurosh.

Gjatë prezantimit, Koçiu theksoi se përmirësimi ekonomik duhet të reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke ndikuar te çmimet e produkteve ushqimore, kostot e karburantit, të ardhurat për pensionistët, përkrahjen ndaj fëmijëve si edhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se projektbuxheti synon të afrojë më shumë Shqipërinë me standardet europiane, duke fuqizuar qëndrueshmërinë ekonomike të familjeve dhe rritur sigurinë për të ardhmen e tyre.

“Një ekonomi më e fortë duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve: në shportën e ushqimeve, në faturën e karburantit, në të ardhurat e pensionistëve, në mbështetjen për fëmijët dhe në mundësitë për të rinjtë.

Ky është thelbi i Buxhetit 2027, prej 10 miliardë eurosh, dhe vizioni ynë për Shqipërinë Europiane: një vend më i zhvilluar, ku çdo familje ka më shumë siguri për të sotmen dhe më shumë besim te e ardhmja”- tha Koçiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe