“Po filmoja dhe më shoqëruan në polici”/ Aktivisti denoncon dhunën: Më goditën në këmbë, dy persona na mbajtën me një palë pranga

Kedis Burrja, një aktivist, ka rrëfyer se është ndaluar nga policia mbrëmjen e kaluar dhe se gjatë këtij shoqërimi është ushtruar dhunë ndaj tij.

Burrja deklaroi se u ndalua nga efektivët në momentin kur ai thjesht po filmonte ngjarjet.

Sipas tij, policët e kanë qëlluar në këmbë duke përdorur mjete të ndryshme dhe kanë vendosur në pranga dy persona bashkërisht me një palë të vetme prangash.

Aktivisti Kedis Burrja: Unë isha në lokal. Unë po shikoja që po protestohej dhe vetëm po filmoja disa shoqërime.

Një polic më rrahi tek shpatulla. Policët më kanë goditur në këmbë me mjete të ndryshme. Unë kam plagët ende, që ditën e djeshme. Më kanë dhunuar policët, kur më kapën me urdhër të eprorit.

U kërkova sqarim se për çfarë më ndaloni, e ata nuk thanë asnjë fjalë, kishte vetëm shkelma. Brenda jemi futur me forcë. Dy vetë jemi mbajtur me një palë pranga.

Udhëtimin e kemi bërë me xham me bojë të furgonit të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe