Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, shfaqet e buzëqeshur dhe ulet mes socialistëve

Elisa Spiropali është rikthyer në sallën e Kuvendit vetëm disa orë pas fillimit të seancës plenare, në një kohë kur është marrë vendimi për largimin e saj nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Ajo erdhi në Kuvend rreth orës 18:00, pasi kryeministri Edi Rama përfundoi diskutimin e tij mbi projektbuxhetin e vitit 2027. Përpara se të ulej, Spiropali u pa duke buzëqeshur dhe shkëmbeu disa fjalë me deputetin Bledi Çuçi.

Më pas, ajo mori vendin e saj në mes të kolegëve socialistë, pranë Lindita Nikollës, me të cilën nuk pati asnjë komunikim gjatë këtij momenti.

Kthimi i Spiropalit në radhët e deputetëve socialistë vjen pas lëvizjeve të fundit brenda Partisë Socialiste, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse sanksioni i marrë do të zgjerohet edhe në grupin parlamentar.

Ende nuk dihet nëse Elisa Spiropali do të vazhdojë të mbajë mandatin si deputete socialiste apo do të zgjedhë të veprojë si deputete e pavarur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe