“Gjithçka u shkrumbua nga flakët”, banorët rrëfejnë momentet e shpërthimit në Elbasan

Një shpërthim i ndodhur të mërkurën në një apartament në Elbasan ka tronditur komunitetin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat e fqinjëve. Banorët e pallatit dhe të zonës rreth tij janë përballur me dëmtime të rënda në pronat e tyre.

Një qytetare tha se të gjitha sendet që ndodheshin në banesën e saj janë shkatërruar plotësisht nga flakët që pasuan shpërthimin.

“Pafund, i kam patur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, tha një banore të cilës iu dëmtua banesa nga shpërthimi.

Një tjetër banor i ndërtesës rrëfeu momentet e para pas incidentit, duke përshkruar se zona u mbulua nga një re tymi i zi. Ai siguroi se, falë ndërhyrjes së shpejtë, të plagosurit tashmë ndodhen jashtë rrezikut dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Unë banoj në kat të parë. Unë isha në lokal me një shokun tim kur dëgjuam një zhurmë bum. U turra me vrap bashkë më shokun, e pash plakën shtrirë. Mora edhe nusen e nxora jashtë. Ishte tym i zi nuk hyje dot”, tha një banor tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe