“Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm bukë dhe ushqime”/ Nëna Pashka në Shkodër apelon për ndihmë

Nëna Pashka, një e moshuar që jeton në rrugën “Arra e Madhe” në Shkodër, po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

Ajo jeton së bashku me motrën e saj, gjithashtu në moshë të thyer. Të dyja duhet të përballojnë jetesën me vetëm një pension prej 80 mijë lekësh të vjetra në muaj, një shumë që nuk mjafton për të siguruar as nevojat më elementare.

“Ushqime dhe bukë. Jam vetëm”, shprehet nëna Pashka, e cila kërkon ndihmën e njerëzve që kanë mundësi t’i gjenden pranë.

Shtëpia e saj është e amortizuar, ndërsa ajo vetë qëndron në banesën ngjitur, ku jeton me të motrën. Në këto kushte, sigurimi i ushqimeve të përditshme është kthyer në një vështirësi të madhe për dy motrat e moshuara.

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe