Kliti Hoti reagon pas akuzave të Veliajt ndaj Ramës: Çdo pretendim për shantazh dhe ndërhyrje në drejtësi duhet të hetohet deri në fund

Kliti Hoti ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama për shantazh, kërcënime dhe përdorim të institucioneve të drejtësisë për interesa politike.

Në një status në rrjetet sociale, Hoti shprehet se akuzat që vijnë nga brenda Partisë Socialiste janë tronditëse dhe kërkon që çdo pretendim për presion ndaj një të paraburgosuri apo ndërhyrje në drejtësi të hetohet deri në fund.

Hoti përsërit gjithashtu qëndrimin e Partisë Demokratike për largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe