Një protestues është ndaluar me forcë nga policia në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët e rendit kanë përdorur forcë fizike gjatë shoqërimit të tij, ndërsa protestuesi rezistonte dhe kundërshtonte arrestimin.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje pohojnë se i ndaluari nuk po ushtronte asnjë veprim, ndërkohë që gazetarët e pranishëm raportojnë se nuk është vërejtur asnjë incident apo përplasje që të justifikojë këtë ndërhyrje nga ana e policisë.
