“Veliaj u izolua me urdhër të Ramës”, gazetari bën deklaratën e fortë për qelitë e Fierit

Publikuar me datë:

Gazetari Arbër Hitaj ka reaguar në rrjetet sociale pas transferimit të Erion Veliajt në burgun e Fierit, duke e interpretuar këtë zhvillim si një akt me motive politike dhe synim frikësimi.

Hitaj në komentet e tij vë në dukje se, megjithëse transferimi i një të paraburgosuri apo të dënuari nuk është problem në vetvete, mënyra se si është realizuar ky veprim ngjall dyshime. Sipas gazetarit, procedura e ndjekur për Veliajn lë vend për shqetësim.

Ai shpreh bindjen se kjo lëvizje është fryt i një vendimi politik, të cilin e lidh drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, duke nënvizuar se transferimi vjen pas deklaratave publike të Veliajt.

Sipas Hitajt, ky veprim është sinjal frikësimi për të tjerët që mund të jenë në situata të ngjashme. Ai gjithashtu ka kritikuar qëndrimet e disa deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët janë shfaqur të befasuar nga ngjarja.

Më në fund maska ra!

​Transferimi i një personi të paraburgosur apo të burgosur nuk përbën asnjë problem në vetvete.

Por kur ky i burgosur izolohet dhe transferohet në errësirë të plotë, atëherë kemi të bëjmë me një dënim politik.

Edhe dikush që nuk merret fare me politikë e kupton qe kjo është me porosi politike të vetë Edi Ramës, për shkak të atyre që Veliaj ka thënë publikisht dhe jo vetëm.

Nuk e kuptoj pse lodhen kaq shumë; ky është thjesht një mesazh frikësimi ndaj të gjithë të tjerëve.

Ky teatri me deputetë të PS që janë habitur, është i bukur, por nuk meriton duartrokitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related