Pedagogu Rezart Prifti ka ofruar një vlerësim kritik të klimës politike dhe shoqërore aktuale në vend, duke vënë në pah krizën kulturore dhe ngecjen e palëve kryesore politike.
Sipas Priftit, shoqëria shqiptare përballet me një problem të thellë kulturor, i cili, sipas tij, i mundëson hipokrizisë të bëhet pjesë e përditshmërisë dhe krijon një realitet të rremë mes aktorëve kryesorë:
“Teoria ime është që Shqipëria është në krizë të madhe kulturore dhe i bën shumë të thjeshta transaksionet. Kemi tri palë: qeverinë, pozitën dhe një shoqëri. Po marr qeverinë si e njeh. Mendoj se është jashtë realitetit. Është një trinom fals ku bëjmë gjasme të gjithë. Kemi një qeveri që bën gjasme në të gjitha krahët.”
Ai nuk ka lënë jashtë kritikeve as opozitën, të cilën e sheh po aq të përfshirë në sistemin politik të dështuar sa edhe mazhorancën:
“Opozita është tufë pallaskash. Këta janë po aq jashtë konteksti sa qeveria. Kanë qenë në qeveri. Kur këta janë jashtë kontekstit, mirë këta në qeveri janë dehur, po këta në opozitë si janë dehur?”

