Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, janë mbledhur studentë, të rinj, pedagogë dhe qytetarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit për “dialog”, duke djegur karrigen simbolike të ofruar nga kreu i qeverisë.
Pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, mbrëmjen e sotme një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në bulevardin kryesor të Tiranës.
Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë theksuar se nuk do të largohen nga sheshi, por do të qëndrojnë aty deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

