“Akademia e mashtrimit”/ Bardh Spahia sulmon Ramën: “Ti je koka e këtij modeli”

Publikuar me datë:

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përgjegjësi politike lidhur me personat që kanë qenë pranë tij ndër vite.

Në një status në rrjetet sociale, Spahia përmend disa emra, mes tyre Charles McGonigal, Agron Yeffet dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë, duke ngritur pyetjen se çfarë përgjegjësie mban Rama për këshilltarët dhe njerëzit e afërt me të.

Spahia përmend gjithashtu disa ish-bashkëpunëtorë të qeverisë, duke iu referuar çështjeve penale dhe hetimeve ndaj tyre. Sipas tij, nuk mund të pretendohet se kryeministri nuk ka pasur dijeni për veprimet e njerëzve që e kanë rrethuar.

“Edvin, kot shtiresh si ‘engjëll’ naiv i rrethuar nga ‘djajtë’. Ti je thjesht koka e këtij modeli të paskrupullt dhe kriminal”, shkruan Spahia.

Ai e cilëson modelin e qeverisjes si një “kartel” korruptiv, duke pretenduar se është ndërtuar dhe mbrojtur nga Rama.

Në fund të reagimit, Spahia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 tetorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dukat/ 10 grabitje, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar

Fshati Dukat Fushë është përballur së fundmi me një valë vjedhjesh që kanë ndodhur gjatë netëve të fundit. Deri më tani janë evidentuar afro 10 raste të banesave të grabitura, me në shënjestër kryesisht shtëpitë e pronarëve që banojnë jashtë Shqipërisë, por nuk kanë shpëtuar as banesat e banuara dhe bizneset lokale. Banorët raportojnë se […]

Derbi/ Përplasjet mes tifozëve, 40 masa ndalimi dhe 20 arrestime

Policia ka vendosur më shumë se 40 masa ndalimi...