Vaksina e gripit mbërrin në Shkodër/ Ja cilat janë kategoritë që duhet të imunizohen

Publikuar me datë:

Vaksinimi kundër gripit ka nisur në Shkodër dhe qytetarët mund të marrin vaksinën në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit.

Drejtuesja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Besara Gjurgjej, u ka bërë thirrje veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet e riskut që të vaksinohen për të ulur mundësinë e komplikacioneve gjatë sezonit të gripit.

Në kategoritë që rekomandohen për vaksinim përfshihen punonjësit e administratës dhe institucioneve shtetërore, mësuesit e edukatorët, efektivët e policisë, ushtarakët, gratë shtatzëna, personat me obezitet, të sëmurët kronikë dhe ata me imunitet të dobësuar.

Vaksina është e disponueshme edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë ta marrin. Sipas autoriteteve shëndetësore, imunizimi synon të ulë rrezikun e formave të rënda të gripit, komplikacioneve dhe rasteve që mund të kërkojnë trajtim spitalor.

Për personat që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore për shkak të imobilitetit apo gjendjes së tyre shëndetësore, vaksinimi do të kryhet edhe në banesë nga ekipet përkatëse.

Gjatë sezonit të kaluar, në qarkun e Shkodrës u administruan 10 mijë e 753 doza, ndërsa furnizimi total kishte arritur në 14 mijë doza.

Autoritetet shëndetësore bëjnë apel që qytetarët, veçanërisht ata që janë më të ekspozuar ndaj komplikacioneve, të përfitojnë nga vaksinimi gjatë këtij sezoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dukat/ 10 grabitje, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar

Fshati Dukat Fushë është përballur së fundmi me një valë vjedhjesh që kanë ndodhur gjatë netëve të fundit. Deri më tani janë evidentuar afro 10 raste të banesave të grabitura, me në shënjestër kryesisht shtëpitë e pronarëve që banojnë jashtë Shqipërisë, por nuk kanë shpëtuar as banesat e banuara dhe bizneset lokale. Banorët raportojnë se […]

Derbi/ Përplasjet mes tifozëve, 40 masa ndalimi dhe 20 arrestime

Policia ka vendosur më shumë se 40 masa ndalimi...

Shkolla me “kohë të pjesshme”, rritet interesi për rikthimin në arsim

65 persona janë regjistruar këtë vit, 10 më shumë...