Dhuratë e pazakontë për Messin në lamtumirën me Argjentinën: Arbitri i jep kartonët e tij

Publikuar me datë:

Lionel Messi e mbylli në mënyrë emocionuese aventurën me kombëtaren e Argjentinës, por në fund të ndeshjes me Beninin mori edhe një “dhuratë” krejt të pazakontë.

Argjentina triumfoi 3-0 ndaj Beninit në Buenos Aires, në sfidën që shënoi paraqitjen e fundit të Messit me fanellën e kombëtares. Ylli argjentinas ishte protagonist absolut, duke shënuar një gol nga pika e bardhë dhe duke asistuar në dy raste.

Pas vërshëllimës së fundit, Messi u rrethua nga shokët e skuadrës dhe lojtarët kundërshtarë, të cilët deshën t’i uronin legjendës për karrierën e jashtëzakonshme me Argjentinën. Por një nga momentet më të veçanta erdhi nga arbitri kilian Fernando Vejar.

Një dhuratë që askush nuk e priste

Vejar iu afrua Messit për ta përshëndetur. Pasi shkëmbyen një shtrëngim duarsh, arbitri i dha edhe një shenjë miqësore me sy.

Më pas ndodhi diçka e pazakontë: Vejar i dorëzoi Messit kartonin e verdhë dhe atë të kuq që kishte përdorur gjatë ndeshjes.

Një skenë e rrallë dhe mjaft simbolike, që menjëherë tërhoqi vëmendjen. Nuk dihet nëse Messi do t’i ruajë kartonët si kujtim nga një prej netëve më emocionuese të karrierës së tij, por sigurisht që bëhet fjalë për një “suvenir” shumë të veçantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dukat/ 10 grabitje, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar

Fshati Dukat Fushë është përballur së fundmi me një valë vjedhjesh që kanë ndodhur gjatë netëve të fundit. Deri më tani janë evidentuar afro 10 raste të banesave të grabitura, me në shënjestër kryesisht shtëpitë e pronarëve që banojnë jashtë Shqipërisë, por nuk kanë shpëtuar as banesat e banuara dhe bizneset lokale. Banorët raportojnë se […]

Derbi/ Përplasjet mes tifozëve, 40 masa ndalimi dhe 20 arrestime

Policia ka vendosur më shumë se 40 masa ndalimi...

Shkolla me “kohë të pjesshme”, rritet interesi për rikthimin në arsim

65 persona janë regjistruar këtë vit, 10 më shumë...