Lezhë/ Rruga e amortizuar në Spiten, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Publikuar me datë:

Banorët e fshatit Spiten në Lezhë vijojnë të përballen prej vitesh me vështirësi për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës që lidh zonën me superstradën. Segmenti rrugor është i mbushur me gropa dhe dëmtime të shumta, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e përditshme të banorëve.

Sipas banorëve, situata është kthyer në një problem të vazhdueshëm, pasi dëmtimet në rrugë po shkaktojnë probleme të shumta edhe në automjetet e tyre. Ata shprehen se gjatë stinës së reshjeve kalimi bëhet edhe më i vështirë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e këtij aksi.

Banorët theksojnë se rruga është jetike për lidhjen me qytetin dhe për aktivitetin e përditshëm, ndaj mungesa e investimeve ka sjellë jo pak shqetësime për komunitetin e zonës.

Nga ana tjetër, Bashkia Lezhë bën me dije se ndërhyrja në rrugën e fshatit Spiten, e cila lidhet me superstradën, pritet të realizohet nëpërmjet buxhetit të vitit 2027.

Megjithatë, banorët kërkojnë që investimi të mos shtyhet më tej, duke apeluar për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit që prej kohësh ndikon në jetën e tyre të përditshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...