Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë ishte sërish qendra e tubimeve të martën mbrëma, ku u mbajt protesta e 14-të kundër vendimeve të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nën sloganin “Jo në emrin tim”, një numër i madh qytetarësh iu bashkua grumbullimit në zemër të kryeqytetit edhe këtë mbrëmje.
Ndërkohë, mes pankartave të shumta, këtë herë spikati edhe mbishkrimi “Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”.
Organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të zhvillohet më 1 tetor në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli dënime të rënda: Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

