Alarm për sigurinë ushqimore/ Djathi me Listeria u shpërnda në 3 restorante në Shkodër

Publikuar me datë:

Një produkt djathi “Brie”, i importuar nga Italia, është konstatuar i kontaminuar me bakterin “Listeria monocytogenes”, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore.

Sipas të dhënave zyrtare, produkti ka hyrë në Shqipëri më 16 korrik 2026 përmes kompanisë “INITALY RISTO & GUSTO” dhe më pas është shpërndarë në 44 hotele dhe restorante në gjashtë qarqe të vendit.

Mes subjekteve ku ka mbërritur produkti rezultojnë edhe tre lokale në Shkodër.

Emrat e tyre nuk janë bërë publikë, pasi produkti është tërhequr tashmë nga përdorimi. Sipas burimeve, këto biznese e kanë marrë djathin përmes importuesit dhe nuk kanë qenë në dijeni në momentin e furnizimit se produkti ishte i kontaminuar.

Rreziku lidhet me bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili ka aftësinë të mbijetojë dhe të shumohet edhe në temperaturat e frigoriferit. Infeksioni mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna, të moshuarit, foshnjat dhe personat me imunitet të dobësuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, djathërat e butë janë ndër ushqimet që mund të lidhen me listeriozën, ndërsa në format invazive të sëmundjes raportohet një shkallë vdekshmërie rreth 20–30%.

Autoritetet duhet të vijojnë procesin e gjurmimit dhe tërheqjes së të gjitha sasive të produktit të prekur, ndërsa konsumatorët këshillohen të mos konsumojnë produkte të identifikuara si të kontaminuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama: “Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washingtoni i Kosovës u tradhtua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në mbrëmjen...

“Kujdes kur flet për Dukagjinin”, debat mes këshilltarëve demokratë në Shkodër

Diskutimi për riorganizimin territorial të Bashkisë Shkodër ka sjellë...